Ka filluar rrezatimi i parë me thërrmija atomike në një tunel 27 km të gjatë në përpjekje për të rikrijuar kushtet që çuan në krijimin e universit. Shkencëtarët vunë në veprim makinerinë në një kompleks të madh të vendosur nën tokë në Alpet Evropiane. Në një datë tjetër, një rrezatim tjetër do të dërgohet në drejtim të kundërt duke copëtuar thërrmijat me një forcë kataklizmike. Pas dhjetë vjet ndërtimi dhe afro 9 miliardë dollarë kostoje, shkencëtarët shpresojnë se makineria e madhe përplasëse për herë të parë do t'i japë shpejtësi protoneve gjatë gjithë lëvizjes së tyre në një rreth prej 27 km në një dhomë, njofton BBC. Shkencëtarët e Qendrës Evropiane për Studime Bërthamore ose CERN shpresojnë se thërrmijat do të konfirmojnë disa teori midis tyre shpjegimin e lëndës. Por disa kritikë janë të shqetësuar se fuqia e përqendruar mund të shkaktojë të çara të vogla të zeza që mund të rriten dhe të shkatërrojnë universin. Shkencëtarët i kanë hedhur poshtë këto shqetësime duke thënë se ata kanë kryer shumë kontrolle sigurie. Ata thonë se edhe po u krijuan disa vrima të zeza, ata do të zhduken në moment